Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, po vazhdon të flet në lidhje me të kaluarën e tij politike, pasi u përball me një video të së kaluarës ku theksonte se nuk duhet të negociohet me Serbinë, pasi nuk e ka njohur Kosovën.
Tutje, Ermal Panduri, moderator i emisionit “Debat Plus”, e pyeti se çfarë do mendonte si opozitar për marrëveshjet për të cilat u dakordua në Bruksel e në Ohër.
“Tash t’ia bëj edhe vetes opozitën? Çka po kërkoni, po kërkoni që unë të them nuk jam më si kryeministër dhe ja çka bëj si opozitë” – pyeti Kurti.