11.3 C
New York
Friday, October 18, 2024

Buy now

Kurti pyetet për korrigjimin e kufijve: Përkrahej edhe në Kosovë, por dështoi – kishte ngjyrime feudale

- Advertisement -

Në këtë fjalim, Kurti u pyet edhe për korrigjimin e kufijve, nëse një gjë e tillë mund të ishte një zgjidhje për çështjet e hapura mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas Kurtit, projekti i shkëmbimit të territoreve ka dështuar, por jo edhe ideja.

“Beogradi nuk ishte i lumtur me shkatërrimin e ish-Jugosllavisë, të cilën ata e shkaktuan. Tani ne jetojmë në kohën kur ky projekti i shkëmbimit të territoreve ka dështuar, por më duhet ta them që ideja nuk ka vdekur. Dhe e shoh shpesh kur e takoj apo e dëgjoj presidentin e Serbisë duke folur publikisht apo duke u angazhuar në dialog në Bruksel, sepse fantazitë mund të mos jenë të vërteta në kuptimin e realiteteve faktike, por kushtëzon mendimin, sjelljen dhe veprimet e aktorëve. Prandja, njerëzit që ëndërruan me sy hapur për disa vite për ndarjen e Kosovës, ndryshimin e kufijve, është shumë e vështirë për ta që të largojnë nostalgjinë dhe hidhërimin e tyre dhe të angazhohen në mënyrë të duhur në një zgjidhje, që do të ishte zgjidhje demokratike dhe evropiane.” – tha Kurti në Paris, transmeton Nacionale.

Ndonëse nuk e përmendi me emër Hashim Thaçin, ish-president i Kosovës, Kurti vlerësoi se në Kosovë ky projekt i shkëmbimit territorial përkrahej. Tutje, ai vlerësoi se projekti shihej si një marrëveshje e shpejtë ndërmjet liderëve autoritarë dhe se kishte ngjyrime feudale.

“Ky projekt i shkëmbimit të territoreve e kishte homologun edhe në Kosovë nga një prej paraardhësve të mi, sepse në atë kohë shihej më shumë si zgjidhje e shpejtë, marrëveshje e shpejtë ndërmjet liderëve autoritarë që mund të flasin për popullin si familjet e tyre dhe që mund të flasin për territoret e shteteve si të ishin prona private. Ajo kishte diçka si ngjyrim feudal, monarkik, mbretëror, që më nuk është. Por më duhet të pranoj që përkundër dështimit të projektit, ideja është ende aty, por pa ndonjë mundësi që të ringjallet. Sa më shpejt që i normalizojmë marrëdhëniet me njohjen de jure dhe de facto është më e mirë për të gjithë” – tha ai.

Ndërsa për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë, Kurti tha se kishte synim që të shkaktohej kaos i përgjithshëm.

“Më 24 shtator, ne kemi pasur këtë sulmin e grupit terrorist paramilitary nga Serbia në veri të vendit tonë afër një manastiri ortodoks në Banjskë të Zveçanit. Ata kanë vrarë një polic kosovar dhe ata qartazi dëshironin të shkaktonin eskalim të një proporcioni të madh, në mënyrë që të krijojnë kaos të përgjithshëm si pretekst që ushtria serbe të hy në Kosovë.” – tha ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit