4.2 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Kurti pyetet nëse do të merren masa ndaj Kusari-Lilës: Ka komisione, Vetëvendosje nuk e ka kryetarin diktator

- Advertisement -

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është deklaruar në lidhje me publikimin e audio-incizimit ku shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila dëgjohet teksa bisedon me kryekriminelin serb, Milan Radojiciq.

Pas kësaj, kryeministri Kurti ka deklaruar se beson që kjo është e montuar.

Madje Kurti tha se vetë nuk i ka dëgjuar, por se qytetarët e dinë se kush ka bashkëpunuar me Radojiciq, transmeton lajmi.net.

Unë vetë nuk i kam dëgjuar, por qytetarët e dinë se kush ka bashkëpunuar dhe e kanë shumë të qartë pse Radojiciq ka ikur tash dhe nuk qëndron në qeveri. Ajo është një situatë e montuar dhe Radojiciq këtë muaj i bënë 9 muaj që është i lirë në Serbi”, deklaroi Kurti.

Ai gjithashtu tha se zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka e ka dhënë përgjigjen e saktë për këtë çështje.

Ai gjithashtu është pyetur nëse do të merren masa ndaj deputetes Kusari-Lila, teksa shtoi se VV-ja nuk e ka kryetarin diktator.

“Unë jam kryetar i VV-së dhe Mimoza nuk është anëtare e VV-së. Edhe po të ishte, për këso gjërash ka komisione. VV nuk e ka kryetarin diktator”, tha ai.

Kurse Manxhuka gjatë ditës së sotme në reagimin e tij tha se ata që kanë bërë biznese, koalicione, qeveri e miqësi me Radojiçiqin nuk mund të na bëjnë gjyqin neve sot.

“Trashëgimia e keqe e tyre nuk bëhet dot mëkat i yni. Ata që kanë bërë biznese, koalicione, qeveri e miqësi me Radoiçiqin nuk mund të na bëjnë gjyqin neve sot. Me neve Radoiçiq ikë maleve me bisht nën shalë, e nuk zë vend në karrigat e zyrës së Kryeministrit. Kjo është sa për përkujtim për të gjithë korin kritikues e akuzues që i kemi dëgjuar dje e sot. Tjerat i gjykon më së mirë qytetari. Ai më së miri e di se ku ishte Lista Serbe dhe Radoiçiq para qeverisë sonë, dhe ku janë sot”, tha ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit