Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar të dielën Shqipërinë ku është takuar me krerët e institucioneve, si dhe ish-presidentin shqiptar, Ilir Metën.
Por, Kurti nuk pati takim me ndonjë prej përfaqësuesve të partisë më të madhe opozitare, Partisë Demokratike (PD).
Pikërisht për këtë gjë Kurti është pyetur nga gazetarët, se pse s’ka pasur takim me PD-në.
Por kryeministri i Kosovës nuk pati ndonjë arsyeje konkrete, duke thënë se në vizitën e tij të radhës nuk përjashtohet mundësia që të takojë edhe të tjerë.