Home Ballina Kurti pyet Serbinë pse s’formon asociaicone mbi baza etnike: Keni 21 pakica, dhe 11 komuna me kryetarë jo serbë

Kurti pyet Serbinë pse s’formon asociaicone mbi baza etnike: Keni 21 pakica, dhe 11 komuna me kryetarë jo serbë

0
Kurti pyet Serbinë pse s’formon asociaicone mbi baza etnike: Keni 21 pakica, dhe 11 komuna me kryetarë jo serbë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dalë me një reagim ku ka shtruar pyetje pse në Serbi nuk mund të ketë Asociacion mbi baza etnike ashtu siç kërkohet për serbët në Kosovë, raporton Insajderi.

Në Serbi janë 21 minoritete dhe 11 komuna që udhëhiqen nga kryetarë joserbë, shkroi Kurti, derisa tha se “pse Serbia nuk ua mundëson këtë, përderisa e kërkon një gjë të tillë në Kosovë?”

Minoritete në Serbi zyrtarisht llogariten 21 sosh: kroatët, bunjevcët, bullgarët, boshnjakët, shqiptarët, hungarezët, romët, rumunët, rusinët, sllovakët, ukrainsët, lidhja hebreje, ashkalinjët, vllehët, grekët, egjiptianët, gjermanët, sllovenët, çekët, maqedonët, malazezët“, shkroi ai.

“11 komuna në Serbi udhëhiqen nga kryetarë joserb. Asociacione një-etnike komunash do të mund të formonin hungarezët, boshnjakët, shqiptarët dhe bullgarët. Pse Serbia nuk ua mundëson këtë, përderisa e kërkon një gjë të tillë në Kosovë?”

Ky reagim i Kurtit erdhi një ditë pasi Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili tha se ndërkombëtarët janë zhvendosur prej planit për normalizim të marrëdhënieve me “njohje në qendër” në “Asociacioni në qendër”.

Gjithashtu ambasadori amerikan në Prishtinë ka thirrur për një takim të dytë për të zhvilluar bisedimet për Asociaciacionin e komunave me shumicë serbe.

Exit mobile version