7.9 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

Kurti: Putin po do të ulet në tavolinë jo me Zelenskyn, por me Bidenin

- Advertisement -

Kryeministri Albin Kurti sot gjatë konferencës është pyetur për luftën ruse në Ukrainë, duke krahasuar situatën me luftën e Kosovës.

‘’Ne e kemi dënuar invazionin rus që nga dita e parë kur ia ka ndodhur dhe kemi shprehur admirimin dhe solidaritetin me popullin e Ukrainës dhe luftën clirimtare që po e bënë burrat e gratë të Ukrainës, në krye me Zelenskyn. S’ka dyshim që autokracia e cila zhvillonte luftë hibride është shndërruar në despotizëm që bën luftë duke shkelur do normë ndërkombëtare dhe pa qenë e provokuar dhe në mënyrë të pajustifikueshme sulmon një komb dhe shtet tjetër’’, ka thënë ai.

‘’Ne jemi shokuar nga pamjet në Ukrainë sepse na kujtojnë vuajtjen tonë para 24 vjetëve ku po ashtu për cdo ditë në Kosovë kishim masakra nga policia e ushtria e Millosheviqit dhe kur u depërtuan qytetarët tanë jashtë shtetit’’.

Tutje Kurti tha se ka bindjen që Putin do të ulet me Biden në tavolinë dhe jo me Zelenskyn.

‘’Putin po do të ulet në negociata jo me Zelensky por me Biden. Një lloj konference të re, unë kam drojën që do ta intensifikojë luftën në Ukrainë por edhe ta shpërndajë atë diku tjetër. Ai s’mund të ndalet dot në tryezën e degociatave vetëm me invazionin në Ukrainë. Jemi të brengosur por nuk jemi te frikësuar’’, tha ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit