14.3 C
New York
Sunday, October 26, 2025

Buy now

Kurti propozoi “20 ministra”, Kryeziu: Keqpërdorim i pushtetit dhe mungesë respekti ndaj qytetarëve

- Advertisement -

Albin Kurti i Vetëvendosjes përfundimisht u ekspozua se nuk ka numra për qeveri dhe u rrëzua si mandatar për formim të qeverisë – tetë muaj pasi deklarohej se i ka numrat.

Në propozimin e sotëm para deputetëve, ai propozoi plot 20 ministra, për çka Ismet Kryeziu nga Instituti Kosovar për Demokraci, e quajti “keqpërdorim të pushtetit” dhe “mungesë respekti ndaj qytetarëve”.

Postimi i plotë:

Në vitin 2025, të propozohet një kabinet qeveritar me 20 ministra për një vend të vogël si Kosova, me aq pak banorë sa kemi, nuk është reformë, është burokraci dhe keqpërdorim i pushtetit.

E, hajgarja më e madhe është kur kryetari i Kuvendit, i zgjedhur vetëm para dhjetë dite, propozohet për ministër!?

Nëse kjo qasje e VV-së nuk tregon se edhe ky propozim i kabinetit është vazhdim i të njëjtës hajgare si me kryeparlamentarin, atëherë po tregon egon politike të pakufizuar, mungesën e respektit ndaj qytetarëve dhe joseriozitetin me të cilin ajo e trajton politikën dhe institucionet e shtetit.

Ky është shembull klasik i keqpërdorimit të shumicës për pushtet, jo për shërbim publik e qeverisje më të mirë.

Të ngjashme

Të fundit