9.8 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Kurti: Procesi i Berlinit, mundësia më e mirë për bashkëpunim mes vendeve të rajonit

- Advertisement -

Kryeministri Albin Kurti priti sot në takim Siemtje Möller, sekretare e Shtetit në Ministrinë Federale të Mbrojtjes së Gjermanisë, njëherësh zëvendësministre e Mbrojtjes.

Kurti shprehu mirënjohje për kontributin e çmuar që ka dhënë Republika Federale e Gjermanisë për çlirimin, pavarësimin dhe shtetndërtimin e Kosovës. Duke e falënderuar për kontributin e Gjermanisë në KFOR, kryeministri theksoi rolin dhe rëndësinë që ka KFOR-i në Kosovë.

Ai vlerësoi rolin dhe mbështetjen e Gjermanisë dhe ritheksoi rëndësinë që Qeveria e Republikës së Kosovës i kushton Procesit të Berlinit, si mundësia më e mirë për bashkëpunim mes vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor për integrim në Bashkimin Evropian.

Në takim u bisedua për mbështetjen lidhur me qëllimin e Republikës së Kosovës për përgatitje për aplikim dhe pranim në Programin e Partneritetit për Paqe të NATO-s, si dhe në organizata tjera ndërkombëtare.

Sekretarja Möller vlerësoi marrëdhëniet e mira dhe të thella ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.

U theksua se vizitat e shpeshta të nivelit shtetëror i rikonfirmojnë marrëdhëniet e shkëlqyeshme mes Kosovës dhe Gjermanisë, si dhe i shërbejnë thellimit të mëtejmë të miqësisë dhe të bashkëpunimit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit