-1.1 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

Kurti priti në takim Presidenten e Bankës Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim, Odile Renaud Basso

- Advertisement -

I shoqëruar nga ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti e priti në takim Presidenten e Bankës Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim, Odile Renaud Basso, e cila po qëndron në një vizitë zyrtare në Kosovë.

Në takim u bisedua për bashkëpunimin e deritanishme ndërmjet Qeverisë dhe BERZh-it dhe për planet për të ardhmen dhe fushat e bashkëpunimit. Vëmendje iu dha projekteve në zbatim e sipër, që janë të mbështetura nga BERZh. 

Kryeministri Kurti foli për masat e reja të Pakos së Ringjalljes Ekonomike nga të cilat do të përfitojnë rreth 800 mijë qytetarë. Po ashtu foli për planet për rritjen e pagës minimale në 264 euro bruto, që do të konkretizohen nesër në mbledhjen e qeverisë me rastin e miratimit të projektligjit, që i hap rrugë një gjëje të tillë. U diskutua edhe për Strategjinë e re të Energjisë, e cila është drejt finalizimit dhe për potencialin e vendit për prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e ripërtëritshme.

Presidentja Basso tha se BERZh është e interesuar për të bërë edhe më shumë në fushën e energjisë së ripërtëritshme, të efiçiencës së Energjisë, zhvillimit të mëtejshëm të infrastrukturës, si dhe në përkrahjen e sektorit privat në Kosovë. 

Në fund të takimit, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati nënshkroi me BERZh-in Marrëveshjen e Kredisë për projektin “Korniza e Qyteteve të  Gjelbërta 2 Dritarja 2 – Efiçienca e energjisë në ndërtesat publike në Prishtinë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit