16 C
New York
Monday, November 18, 2024

Buy now

Kurti priti në takim lamtumirës Drejtorin e Fondacionit Friedrich-Ebert-Stiftung, René Schlee

- Advertisement -

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti në takim lamtumirës Drejtorin e Fondacionit Friedrich-Ebert-Stiftung për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, René Schlee, i cili tani do të drejtojë zyrën rajonale të këtij Fondacioni për Evropën Juglindore.

Gjatë bashkëbisedimit në këtë takim lamtumirës, Kryeministri Kurti e falënderoi z. Schlee për punën, angazhimin, mbështetjen dhe bashkëpunimin. Në qendër të bashkëpunimit ishin çështjet dhe politikat që kanë të bëjnë me të drejtat e grave dhe të rinjve, barazinë sociale, bashkëjetesën ndëretnike, mjedisin, përfshirë edhe puna e përbashkët në kuadër të Fondit Sovran.

Drejtori i Fondacionit, René Schlee u shpreh i kënaqur për bashkëpunimin që ka pasur, duke theksuar se edhe në pozitën e tij të re do ta ndjekë temën e përbashkët për forcimin e demokracisë sociale dhe forcimin e shkëmbimit ndërmjet socialdemokratëve.

Në përmbyllje të takimit, kryeministri i uroi z. Schlee suksese në pozitën e tij të re.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit