11.8 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Kurti priti në takim lamtumirës Ambasadorin Hungarez në Prishtinë, Jozsef Bencze

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në një takim lamtumirës Ambasadorin e Hungarisë në Prishtinë, Jozsef Bencze.

Për këtë ka njoftuar zyra e kryeministrit, të hënën.

“Në këtë takim të fundit gjatë mandatit të tij, Kryeministri Kurti e falënderoi ambasadorin Bencze për bashkëpunimin e deritanishëm dhe vlerësoi angazhimin e tij për thellimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë, si dhe për projektet e përbashkëta në fusha të ndryshme, veçanërisht në edukim, ku dhjetra studentë nga Kosova po studiojnë në Hungari dhe në kulturë ku përmes marrëveshjeve të ndryshme po zgjerojmë bashkëpunimin”.

“Duke shprehur mirënjohje për kontributin e tij për Republikën e Kosovës, Kryeministri Kurti i uroi ambasadorit Bencze suksese në angazhimet e tij të radhës”, thuhet në njoftim.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit