-1.3 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

Kurti priti në takim lamtumirës ambasadoren e Luksemburgut në Kosovë, Natacha Gomes

- Advertisement -


Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim lamtumirës ambasadoren e Luksemburgut në Kosovë, Natacha Gomes.


Duke e falënderuar ambasadoren Gomes për bashkëpunimin përgjatë gjithë mandatit të saj në Kosovë, Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen e Qeverisë për përkrahjen e dhënë në vazhdimësi nga shteti i Luksemburgut, si dhe miqësinë e vazhdueshme. Ai vlerësoi partneritetin afatgjatë dhe shprehu vullnetin e Qeverisë për t’i forcuar më tej lidhjet mes të dy shteteve.


Ambasadorja Gomes potencoi vullnetin e shtetit të Luksemburgut për vazhdim të mbështetjes dhe zgjerim të marrëdhënieve bilaterale.


Kryeministri Kurti i uroi ambasadores Gomes suksese të mëtutjeshme në angazhimet e saj të radhës. Ai theksoi përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë me shtetin e Luksemburgut dhe përfaqësuesit e tij në Kosovë, në përmbushjen e synimeve të përbashkëta.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit