-0.5 C
New York
Monday, February 23, 2026

Buy now

Kurti priti në takim Emisarin e BE-së për Dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sørensen

- Advertisement -

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot gjatë paradites priti në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë–Serbi, z. Peter Sørensen.

Emisari Sørensen e uroi kryeministrin me rastin e formimit të qeverisë së re dhe për mandatin e tij të ri.

Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, për sundim të ligjit dhe përparimin e Kosovës në procesin e integrimit evropian, si prioritete të qarta të agjendës sonë qeverisëse dhe për procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar për normalizim të plotë të marrëdhënieve me Serbinë me njohje reciproke.

 

Të ngjashme

Të fundit