2.5 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

Kurti priti në takim deputeten shqiptare në Kuvendin e Kroacisë, Ermina Lekaj-Përlaskaj

- Advertisement -

 

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua sot me deputeten shqiptare në Kuvendin e Kroacisë, Ermina Lekaj-Përlaskaj.

 

Duke nënvizuar marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Kroacisë, në takim u bisedua për rolin e komunitetit shqiptar në Kroaci dhe mundësitë e intensifikimit të bashkëpunimit në projekte konkrete në fushën e ekonomisë dhe infrastrukturës.

 

Kryeministri e falënderoi deputeten Përlaskaj për vizitën dhe kontributin e komunitetit shqiptar në avancimin dhe forcimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Kroacisë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit