-9.6 C
New York
Tuesday, January 21, 2025

Buy now

Kurti priti në takim ambasadorin William Walker

- Advertisement -

Në shënim të 24-vjetorit të Masakrës së Reçakut, në mbledhjen e 118-të të Qeverisë u ndanë mjetet për librin e Ambasadorit William Walker, rreth masakrës së 15 janarit 1999, dhe peshës historike të saj.

Sot, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në një takim miqësor, Ambasadorin William Walker, me të cilin ndanë kujtimet e dhimbshme të së kaluarës, sfidat e shqetësimet e të tashmes dhe shpresat dhe besimet për të ardhmen. Ai e falënderoi për kontributin e tij të pazëvendësueshëm gjatë luftës së fundit në Kosovë, interesimin e përhershëm për Kosovën dhe gatishmërinë e plotë për të rrëfyer të vërtetën.

 

Ambasadori Walker do të jetë gjithmonë ambasadori i së vërtetës. Populli shqiptar dhe historia do të jetë përherë mirënjohës për përshkrimin dhe shpalosjen e krimeve kundër njerëzimit dhe masakrën e Reçakut, krime këto që synoheshin të fshiheshin atëherë e që mohohen edhe sot nga krerët e po të njëjtit shtet ekzekutues.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit