-2.5 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

Kurti priti në takim Ambasadorin e Belgjikës, flasin për situatën në Veri

- Advertisement -

Në takimin me Ambasadorin e parë rezident të Belgjikës në Kosovë, z. Gregoire Cuvelier, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e uroi për marrjen e detyrës. Ai i uroj suksese në punë dhe angazhime në të mirën e thellimit të marrëdhënieve mes dy vendeve tona.

 

U theksua ngritja pozitive në marrëdhëniet bilaterale mes Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Belgjikës, përfshirë vendimin e Belgjikës për të ngritur përfaqësinë diplomatike në Kosovë në nivel ambasade, si dhe emërimin e ambasadorit të parë rezident, z. Gregoire Cuvelier.

 

Duke vlerësuar marrëdhëniet dypalëshe, të përqendruara në rritjen e bashkëpunimit politik, ekonomik dhe sigurisë, Kryeministri Kurti shprehu gatishmërinë për thellim të mëtejmë të bashkëpunimit.

 

U bisedua lidhur me situatën aktuale dhe sulmin terrorist nga ana e Serbisë më datën 24 shtator në Banjskë. Ambasadori shprehu ngushëllime për policin e rënë në detyrë, Afrim Bunjaku, si dhe uroi shërim të shpejtë policëve të lënduar. Kryeministri gjithashtu shprehu ngushëllime për jetët e humbura nga sulmi në Bruksel.

 

Kryeministri falënderoi Ambasadorin Culivier për mbështetjen e Mbretërisë së Belgjikës në rrugën euro-atlantike të Republikës së Kosovës dhe përkrahjen për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare. Ai tha se Republika e Kosovës shpreson në mbështetjen e Belgjikës edhe tutje, në proceset integruese euro-atlantike, përmbylljen e anëtarësimit në Këshillin e Evropës, kandidaturën për anëtarësim në BE, përfshirjen e Republikës së Kosovës në programin Partneritet për Paqe të NATO-s si dhe anëtarësimin në NATO.

 

U theksua fakti që nga 1 janari deri më 30 qershor 2024, Belgjika do të ketë presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian. Kryeministri veçoi këtë si mundësi për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në lidhje me integrimin evropian të Kosovës.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit