Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se do të paraqitet në ora 17:30 në Kuvendin e Kosovës për të raportuar lidhur me kidnapimin e tre policëve të Kosovës dje në veri.
Kështu ka bërë të ditur kryeparlamentari Glauk Konjufca.
Njoftimi i Kurtit për të raportuar në Kuvend vjen pas kërkesave të partive opozitare PDK, LDK dhe AKK, të cilët kërkuan që kryeministri të raportojë sot për situatën e krijuar në vend