Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pretenduar se kanë shpëtuar dhe restauruar trashëgiminë e vlefshme kulturore e historike, që sipas tij po degradohej.
Kurti përmes një postimi në Facebook, ka thënë se sot kemi më shumë qendra të kulturës dhe hapësira për të rinj.
“E kemi shpëtuar dhe restauruar trashëgiminë e vlefshme kulturore e historike që po degradohej. Sot kemi më shumë qendra të kulturës dhe hapësira për të rinj se që kemi pasur ndonjëherë. E Lojërat Mesdhetare 2030 do të na gjejnë me infrastrukturën më të mirë sportive në rajon.” – ka shkruar Kurti.