![Kurti pret nesër në takim presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen Kurti pret nesër në takim presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2023/10/Screenshot_20231029_200739_Chrome.jpg)
Kryeministri i Kosovë Albin Kurti do ta presë në takim presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Takimi pritet të fillojë nga ora 14:40, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Presidenten e Komisionit Evropian, znj. Ursula von der Leyen.” – thuhet në njoftim.
Von der Leyen do të takohet edhe me presidenten Vjosa Osmani, me të cilën do të mbajë një konferencë për media.