7.6 C
New York
Wednesday, November 19, 2025

Buy now

Kurti pret në takim veprimtarin shqiptaro-amerikan, flasin për reforma dhe siguri

- Advertisement -

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim veprimtarin e njohur të komunitetit shqiptaro-amerikan në SHBA, Harry Bajraktari.

Gjatë takimit është diskutuar për zhvillimet e fundit në fushën e ekonomisë dhe mbrojtjes, si dhe për progresin që ka shënuar Kosova gjatë viteve të fundit.

Kurti ka theksuar arritjet kyçe në rritjen ekonomike, investimet në fushën e sigurisë dhe forcimin e institucioneve demokratike, duke riafirmuar përkushtimin e Qeverisë për të vazhduar me reformat që synojnë zhvillim dhe mirëqenie për qytetarët.

Një pjesë e veçantë e bisedës iu është kushtuar rolit të komunitetit shqiptaro-amerikan në SHBA dhe kontributit të tij në avancimin e çështjeve me interes për Kosovën.

Kurti ka vlerësuar lart angazhimin e Harry Bajraktarit dhe të komunitetit në përgjithësi në afirmimin e interesave të Kosovës dhe forcimin e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Të ngjashme

Të fundit