9.8 C
New York
Tuesday, March 18, 2025

Buy now

Kurti pret në takim Sorensenin, s’dihet nëse do të mbajnë konferencë për media

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Përfaqësuesin e ri të Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen, raporton Ekonomia Online.

Para këtij takimi me Kurtin, emisari i BE-së është pritur nga presidentja Vjosa Osmani.

Mediat janë lejuar të marrin pamje në fillim të takimit, teksa nuk dihet nëse dyshja do t’u drejtohen mediave më pas.

Kjo është vizita e parë zyrtare e Sorensenit në Kosovë që kur ka marrë detyrën.

Ndër temat e para që do të mund të diskutoheshin gjatë vizitës së tij është edhe zbatimi i Deklaratës për të Pagjeturit, për të cilën palët kishin rënë dakord por takimi i fundit në Bruksel në nivel të ekspertëve kishte dështuar që të zhvillohet por që të sjellë ndonjë rezultat.

Nga ana tjetër, përfaqësuesja e re për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, ka thënë para disa javësh se gjatë këtij muaji do të shikojnë se si do të ecet përpara në procesin e dialogut, duke përmendur po ashtu edhe faktin se ka kritika ndaj formatit të deritashëm të këtij procesi.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit