12.7 C
New York
Saturday, May 10, 2025

Buy now

Kurti pret në takim shefin e ri të OSBE-së: Vlerësojmë mbështetjen e vazhdueshme ndaj shtetit tonë

- Advertisement -

Kryeministri në dorëheqje, Albin Kurti, priti në takim Shefin e ri të Misionit të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk, të cilin e uroi për pozitën e re dhe i shprehu mirëseardhjen në vendin tonë.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, në takim u bisedua rreth fuqizimit të bashkëpunimit të dyanshëm, në iniciativa me interes të përbashkët.

“Qeveria e Republikës së Kosovës punon ngushtë me Zyrën e OSBE-së në Kosovë, e ku qëllim të ndërsjellë kemi forcimin e institucioneve demokratike, sundimin e ligjit dhe respektimin e të drejtave të të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim, konform Kushtetutës dhe ligjeve të vendit tonë”, u tha në njoftim.

Kurti e falënderoi shefin e ri të Misionit të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk për “bisedën e takimin e sotëm duke theksuar e vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të OSBE-së ndaj shtetit tonë”.

Të ngjashme

Të fundit