Bashkëpunimi sa vjen e bëhet më i ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Forumit Ekonomik të Vjenës (VEF).
Për të biseduar për hapat e mëtejmë në drejtim të avancimit të rolit të organizatës dhe për të promovuar bizneset nga Kosova si masë drejt zhvillimit ekonomik, kryeministri, Albin Kurti priti në takim Sekretaren e Përgjithshme të VEF, Elena Kirtcheva.
Gjatë takimit u bisedua rreth mundësisë së avancimit të statusit të organizatës me ndihmën e Kosovës si anëtare e VEF si dhe organizimit të forumit të radhës në Vjenë gjatë nëntorit të këtij viti.
Po ashtu, në fokus ishte edhe themelimi i zyrës së VEF në Kosovë, e cila do dakordohet përmes një memorandum mirëkuptimi ndërmjet organizatës dhe zyrës së kryeministrit.
“Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar ndaj bashkëpunimit të ngushtë me VEF dhe promovimin e bizneseve vendore me qëllim të rritjes ekonomike për dobi të të gjithë qytetarëve të Kosovës”, thuhet në komunikatën e zyrës së kryeministrit.