10.3 C
New York
Tuesday, March 4, 2025

Buy now

Kurti pret në takim komandantin e KFOR-it, diskutohet për sigurinë në vend

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Zëvendëskryeministrin për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi dhe Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla kanë pritur në takimi komandantin e Forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR), Gjeneralmajorin Angelo Michele Ristuccia.

Kryeministri Kurti dhe ministri Sveçla falënderuan Gjeneralmajorin Ristuccia për angazhimin dhe përkushtimin e KFOR-it, veçanërisht gjatë javëve të fundit, për të garantuar paqe e siguri në veri të Ibrit.

“Në këtë takim u bisedua për angazhim dhe koordinim ndërmjet Qeverisë, institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR) në shërbim të paqes, e në ruajtje të rendit publik dhe sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin për media.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit