16.7 C
New York
Monday, June 9, 2025

Buy now

Kurti pret në takim anëtarët e bordit të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në kryeministri Joseph DioGuardi, kryetar i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Shirley Cloyes DioGuardi, drejtoreshë ekzekutive e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan, anëtarë të bordit dhe anëtarë tjerë të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane.

Siç ka njoftuar Zyra e Kryeministrit, në takim kanë marrë pjesë edhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla dhe Shefi i Stafit, Luan Dalipi.

Takimi vjen pas pjesëmarrjes në ceremoninë e inaugurimit të “Murit të Nderit” nga Fondacioni Shqiptaro-Amerkan dhe Shoqata e Miqësisë Kosovë  – Izrael, që është zhvilluar gjatë ditës së mërkurë.

Duke iu uruar mirëseardhje në vendin tonë, Kurti ka thënë se është i gëzuar dhe i nderuar që së bashku përuruan në Parkun e Qytetit “Murin e Nderit”, përmes së cilit po shënohet, nderohet dhe përkujtohet akti heroik i shpëtimit të hebrenjve.

Kryeministri Albin Kurti në takim me anëtarët e bordit të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane.

Të ngjashme

Të fundit