Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti priti në takim, sulmuesin e Kosovës, Albion Rrahmanin dhe familjen e tij.
“Në tubimin e parë të përfaqësueses sonë të futbollit për këtë vit, ekipit iu bashkua edhe njëri prej futbollistëve më në formë aktualisht, Albion Rrahmani,” shkruan Kurti.
Përmes një postimi, kryeministri ka bërë të ditur se u takua edhe me babain e Rrahmanit, Driton Rrahmanin, ikonën e futbollit të Kosovës, gjatë viteve të 90-ta.
“Albioni gjatë vitit të kaluar u transferua nga Ballkani i Suharekës në Rapid të Bukureshtit. Shumë shpejt u bë sulmuesi i preferuar jo vetëm i tifozëve të Rapidit, por edhe i gjithë Superligës rumune.”
“Me talentin e trashëguar nga familja dhe me punën e tij të pandalshme, Albioni në Superligën rumune sivjet ka shënuar 14 gola në vetëm 16 ndeshje të zhvilluara, duke ecur me hapa të sigurtë për t’u bërë golashënuesi më I mirë I kampionatit,” shkruan Kurti.
Poashtu shton se Albionit I ka uruar suksese tutje e në vecanti në ndeshjet që do t’i zhvillojë me fanellën e Kosovës.