26.9 C
New York
Sunday, September 14, 2025

Buy now

Kurti premton se Prizrenin do të bëjë model edhe për rajonin

- Advertisement -

Kryeministrinë detyrë njëherit kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti të dielën e kaloi në Prizren.

Ai bashkë me Artan Abrashin, kandidat i kësaj partie për kryetar të kësaj komune shpalosen vizionin për këtë qytet.

Ata premtuan se Prizrenin do ta bëjnë model jo vetëm për Kosovën, por gjithë rajonin.

“Kryeministri Kurti theksoi se Prizreni ka rëndësi të veçantë për të, sepse është i lidhur emocionalisht me këtë qytet, dhe se çdo qytetari i kërkon votën, vetëm e vetëm që Prizreni t’i kthehet qeverisjes së mirë me Artan Abrashin Kryetar. Përveç kësaj, ai nënvizoi se projektet komunale dhe qeveritare do të përqendrohen në zhvillimin e Prizrenit dhe komunave përreth, në mënyrë që këto qytete të jetë një model jo vetëm për Kosovën, por edhe për të gjithë rajonin. Kurti dhe Abrashi theksuan se vizioni i tyre është që Prizreni si kryeqyteti i kulturës e historisë të jetë edhe i arsimit dhe ekonomisë lokale, ku çdo qytetar të ndihet i përfaqësuar dhe të ketë kushte më të mira për jetesë”, thuhet në postimin e VV-së.

Të ngjashme

Të fundit