6.5 C
New York
Wednesday, March 12, 2025

Buy now

Kurti: Prej sot, shtetasit e Kosovës në Gjermani nuk do të regjistrohen më si të Serbisë

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nga sot e tutje, shtetasit e Kosovës në Gjermani nuk do të regjistrohen më si shtetas të Serbisë.

Për këtë, kryeministri i ka shprehur mirënjohje Ministrisë së Punëve të Jashtme “për punën e palodhur për të mundësuar këtë ndryshim të rëndësishëm e aq të nevojshëm”.

“Shumë prej jush padrejtësisht jeni detyruar të regjistroheni si shtetas të Serbisë në dokumentacionin gjerman, gjë që nga sot nuk do të përsëritet më. Dua të shpreh mirënjohjen për MPJD-në për punën e palodhur për të mundësuar këtë ndryshim të rëndësishëm e aq të nevojshëm. Falë angazhimit të tyre me kancelarinë gjermane dhe ministrinë përkatëse, tani është miratuar një udhëzim që mundëson të gjithë qytetarëve të Kosovës të regjistrohen vetëm si shtetas të Republikës së Kosovës dhe ky vendim ka hyrë në fuqi në të gjitha landet e Gjermanisë”, u shpreh Kurti

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit