12.1 C
New York
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

Kurti prapë me anim në zgjedhjet amerikane: Trump kandidat i pazakonshëm, mbetem demokrat

- Advertisement -

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në ShBA, Kurti nuk është i ftuar nga ana e qeversië amerikane, por është pjesëmarrës në Konventën e Partisë Demokratike, ku pritet të zyrtarizohet Kamala Harri si kandidate për zgjedhjet e nëntorit. Gjatë një interviste në “Zërin e Amerikës”, Kurti nuk ka ngurruar të deklarohej në lidhje me këto zgjedhje.

Në këtë intervistë, Kurti e ka quajtur Donald Trumpin, kandidat i Partisë Republikane për president të ShBA-së, si një kandidat të pazakonshëm. Tutje, Kurti ka deklaruar në mënyrë publike se ai mbetet një demokrati, një socialdemokrat.

“Padyshim që kemi një situatë në të cilën Partia Republikane në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka një kandidat të pazakonshëm, bëhet fjala pra për ish-Presidentin Donald Trump, i cili në raport me NATO-n ka patur si vërejtje të tij kryesore, që shtetet anëtare do të duhet që të arrijnë kuotën prej 2 për qind sa i përket shpenzimeve për mbrotjen dhe sigurinë. Në këtë aspekt besoj që Kosova është në anën e ndritshme, për shkak se ne tashmë e kemi mbërritur kuotën prej 2 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto, meqënëse i kemi dyfishuar shpenzimet për mbrotjen, e kemi trefishuar shpenzimet për armatime, si dhe i kemi katërfishuar trajnimet jashtë vendit, për ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ne, Shtetet e Bashkuara të Amerikës i shohim si partner dhe në preokupimin kryesor të ish-Presidentit Trump, Kosova edhe aty merr notë pozitive. Natyrisht kjo nuk e ndryshon faktin që unë si kryetar subjekti politik dhe si Kryeministër i Republikës së Kosovës, mbetem demokrat, mbetem socialdemokrat” – tha Kurti mbrëmë.

Një deklarim i tillë nga ana e Kurtit, u kritikua ashpër nga Richard Grenell, ish i dërguari special i Administratës Trump për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë. Grenelli, që konsiderohet si një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Trumpit, vlerësoi se një përfshirje e tillë e Kurtit, e dëmton popullin e Kosovës.

“Ai është dënuar gjithashtu nga NATO, BE, Gjermania, Franca, Administrata e Trump dhe Administrata e Bidenit për bërjen e rajonit të pasigurtë në mënyrë të njëanshme.

Që lideri i Kosovës të zgjedhë hapur demokratët është një veprim i pamatur nga ana e Kurtit.

Veç ndërhyrjes në zgjedhjet amerikane, lëvizja e tij për të mbështetur Kamala Harris në Konventën e Demokratëve dëmton popullin e Kosovës” – ka shkruar Grenell në profilin e tij në “X”.

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që Kurti ka zgjedhur të mbajë anë në zgjedhjet në ShBA. Gjatë një interviste për uebfaqen e lajmeve “Semafor”, Kurti kishte theksuar se “potenciali në rritje” i kthimit të Trumpit në Shtëpinë e Bardhë i mbush liderët evropian me “stres dhe ankth”, kryesisht për shkak të prirjes së ish-presidentit amerikan për ndryshime të ashpra dhe të papritura të politikave.

Sjellim ndër mend që Kurti ishte deklaruar në favor të Joe Bidenit, presidentit aktual të ShBA-së, gjatë zgjedhjeve të vitit 2024. Madje, përmes një videoje, Kurti kishte ftuar diasporën shqiptare që të votonte për Bidenin.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit