16.6 C
New York
Saturday, November 16, 2024

Buy now

Kurti: Policia e Kosovës, e gatshme të mbrojë territorin edhe me jetë

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar të gjithë popullin e Kosovës për 25-vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës.

Kurti tha se policia jo vetëm që ruan qytetarët e jep siguri, por ata janë të gatshëm dhe të japin jetën për Kosovën.

“Urime të gjithëve 25-vjetori i Policisë së Kosovës. Pas përpjekjeve të mëdha të popullit të Kosovës për liri, policia u bë institucioni  i parë që me fisnikëri e besueshmëri i shërbeu qytetarëve të vendit, e që në mes dhimbjeve të madha dhe humbjeve nga lufta, sytë i kishte nga rimëkëmbja. Veprimet e policisë sonë në sulmet e një pas njëshme në tri vitet e fundit, nga grupet kriminale të dirigjuara nga Serbia, e veçanërisht në sulmin terrorist të 24 shtatorit të vitit të kaluar në Banjskë të Zveqanit, dëshmojnë me profesionalizëm dhe pasion arrihen rezultate për sundim të ligjit. Banjska ka risjell në vëmendjen e secilit prej nesh, se pavarësisht çfarëdo aspirate të shfrenuar të kujtdo çoftë mbi Republikën tonë të dashur, territori ynë do të mbrohet edhe me jetë”, tha kreu i qeverisë në ceremoninë e policisë.

Tutje, Kurti u shpreh se Policia e Kosovës krahas mbështetjes së Qeverisë, ajo ka mbështetjen edhe të aleteve të Republikës sonë.

“Që nga fillimi Policia e Kosovës ka pasur mbështetjen e OSBE-së dhe aleatët tanë. Kjo përkrahje, bashkë me angazhimin e vazhdueshëm të gjeneratave të reja, e bëjnë policinë tonë më të fortë, më të përgatitur dhe gjithnjë profesionale për të vendosur rend e për të siguruar sundim ligji. Policia e Kosovës, me plot 60 gjenerata, vazhdon të vlerësohet si institucioni me besueshmëri më të lartë nga qytetarët tanë. Si qeveri kemi ofruar mbështetjen e parezervë për policinë tonë, e besoj që ia kemi dalë”, tha Kurti.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit