Analistja në Kosovë Afërdita Maliqi në një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC News foli për situatën në Kosovë, marrëdhëniet me ndërkombëtarët dhe çështjen me Serbinë.
Maliqi kritikoi qeverinë Kurti për qëndrimin e saj duke thënë se është kryeministri i Kosovës ai që po rrezikon raportet me ndërkombëtarët.
Gjithashtu shtoi se kryeministri Kurti mendon që ‘bota sillet rreth tij’ dhe se tek elektorati i Kurtit është nxitur një frymë antiamerikane.
“Bisedimet nuk kanë pasur rezultat. Kosova ka marrë obligime dhe po i kërkohet që t’i zbatojë këto detyrime., Por qeveria Kurti po mundohet t’i zvarrisë këto çështje. Kemi një zvarritje të madhe të zbatimit të asociacionit dhe Kosova ka refuzuar kërkesën e Lajçak për pjesëmarrjen nesër në Bruksel. Pra nuk ka vullnet nga ana e qeverisë së Kosovës të shkojë në tryezën e bisedimeve”, ka thënë ajo.
Gjithashtu gjatë kësaj interviste shtoi se gjatë gjithë kësaj kohe, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka rritur tensionet me aleatët, duke i rrezikuar raportet me ndërkombëtarët.