13.1 C
New York
Monday, October 27, 2025

Buy now

Kurti: Po shkojmë drejt zgjedhjeve edhe pse s’ishte preferenca jonë, u munduam ta shkëpusim LDK-në nga PDK-ja

- Advertisement -

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në një konferencë për media tha se pas dështimit të Kuvendit për të votuar qeverinë e re, vendi po shkon drejt zgjedhjeve të reja.

Ai theksoi se asnjë parti parlamentare nuk ka pranuar marrëveshje për bashkëqeverisje, ndonëse Vetëvendosje kishte zhvilluar kontakte të vazhdueshme me LDK-në dhe Nismën.

“Dje kuvendi sic e pamë nuk arriti të bëjë qeverinë perkundër tentimeve dhe përpjekejet për ndertimin e krijimin të një shumice. Asnjëra nga partitë parlamentare nuk ka pranuar për nje marrëveshje për bashkëqeverisje. I bëmë ftesë dy herë LDK-së dhe kemi qenë në kontakt me Nismën. LDK refuzon një qeveri që udhëhiqet nga unë, kurse Nisma nuk deshi një qeveri të udhëhequr nga unë. Jam përpjekur shumë që ta shkëpus LDK-në nga PDK-ja. Katër vitet e këtij mandati na kanë treguar se qeveria ka qenë stabile. Unë dhe VV jemi të vendosur që ta mbrojmë shtetin e jo pushtetin. Në zgjedhem zgjedhjet, siç e pamë edhe dje, se vendi s’ka rrugë tjetër. S’ka qenë preferenca jonë”, tha ai.

 

Të ngjashme

Të fundit