5.2 C
New York
Saturday, December 28, 2024

Buy now

Kurti po qëndron për vizitë në Sarajevë

- Advertisement -

Kryeministri Albin Kurti po realizon një vizitë të shkurtër në Bosnjë-Hercegovinë.

Ai sot do të takohet me përfaqësues politikë dhe ata të organizatës joqeveritare Asociacioni i Intelektualëve të Pavarur “Krug 99”, e këta të fundit njoftuan se nga ora 17:00 Kurti do të flasë në një konferencë që temë ka zhvillimin e marrëdhënieve në rajon me referencë të veçantë për Bosnje e Hercegovinën dhe Republikën e Kosovës.

Mediat boshnjake raportojnë se Kurti pritet të takohet me nënkryetarin e Federatës së Bosnjë-Hercegovinës, Refik Lenda. Gjithashtu, krei i Qeverisë së Kosovës do të ketë takim me bashkëatdhetarë në Sarajevë.

Kjo është vizita e tij e parë zyrtare si kryeministër në Bosnje e Jercegovinë, pas asaj më 2018 kur ishte në opozitë./RTK/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit