Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se Qeveria është angazhuar intensivisht për të siguruar furnizimin e qëndrueshëm me energji elektrike dhe ujë të pijshëm për qytetarët.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka ndarë një video të ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e cila ka theksuar se po punohet në zgjidhjen e problemit dhe se furnizimi me ujë pritet të fillojë së shpejti, të paktën në disa komuna të vendit.
“Institucionet dhe ndërmarrjet publike të Republikës së Kosovës janë duke punuar me dedikim për të garantuar siguri të furnizimit me energji elektrike dhe ujë të pijshëm për të gjithë qytetarët”, ka shkruar Kurti.