Home Lajme “Kurti po ndjek rrugën e Stalinit?”, Shala vëren një detaj interesant në konferencën e Ramës

“Kurti po ndjek rrugën e Stalinit?”, Shala vëren një detaj interesant në konferencën e Ramës

0
“Kurti po ndjek rrugën e Stalinit?”, Shala vëren një detaj interesant në konferencën e Ramës

Drizan Shala, eksperti i sigurisë, përmes një postimi në Facebook ka spekuluar në lidhje me një detaj vizual në konferencën për media të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ku u paraqit një libër me titullin “Joseph Vissarionovich Stalin” nga Robert Service.

Shala ka ngritur pyetjen nëse pamja e librit në fjalë papa ka qenë një ndërhyrje e qëllimshme për të lidhur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, me figurën e Stalinit.

Libri i cituar është një biografi e detajuar për Joseph Stalinin, duke trajtuar jetën e tij në mënyrë kronologjike dhe duke eksploruar periudhat kyçe të sundimit të tij.

Postimi:

Konferenca e jashtëzakonshme e kryeministrit Rama për Kosovën.
Një detaj i vogël me shumë kuptim!
Libri : Joseph Vissarionovich Stalin
Autori : Robert Service
Pyetja është nëse ky mesazh vizual i është vënë qëllimisht zotit Kurti që po ndjek rrugën e Stalinit?
Mbetet për t’u parë!
Për librin :
Libri është një rrëfim përshkrues i jetës së Stalinit, që mbulon në detaje rininë, ngritjen në pushtet dhe sundimin e tij.
Sipas botuesit, ai përdor një stil personal që “humanizon Stalinin pa e zvogëluar kurrë masën e mizorive që ai lëshoi mbi popullsinë sovjetike”.

Exit mobile version