6.3 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

“Kurti po flet, ambasadorët po marrin shënime”, Selimi publikon fotografinë – Hashim Thaçi flet diplomatët shkruajnë

- Advertisement -

Petrit Selimi, ish-këshilltar i Hashim Thaçit, ka publikuar të mërkurën në “X”, një fotografi ku Hashim Thaçi gjatë kohës sa ishte president takohej me ambasadorët e QUINT-it të cilët mbanin shënime.

Ky reagim i tij erdhi, pasi të mërkurën e 17 korrikut, kryeministri i Kosovës Albin Kurti u takua me ambasadorët e QUINT-it, të cilët mbanin shënime teksa kreu i ekzekutivit fliste.

Në lidhje me fotografinë e Kurtit bashkë me ambasadorët, aktivisti Shkëlzen Gashi, të mërkurën në “Pressing”, ka thënë se ‘është fantastike’, kur ambasadorët mbajnë shënime, pasi ai tha se “ambasadorët në të kaluarën poshtëronin përfaqësuesit institucionalë”.

“Fantastike, unë e kam vuajtur shumë për vite e vite si këta i kanë poshtëru liderët e institucioneve të Kosovës, kryeministrin, kryeparlamentarin e presidentin duke iu dhënë detyra. Këta po mbajnë shënime, kështu është fantastike. Ky po iu tregon çka kemi me bë”, ka thënë Gashi ndër tjerash.

Pos Gashit, gjatë ditës edhe figura të tjera publike në Kosovë kanë vënë theksin te mbajtja e shënimeve nga ambasadorët teksa Kurti fliste.

Kjo e solli reagimin e Selimit që pa përmendur asnjë emër iu referua “militanti i VV-së”, dhe nën të fotografia e Hashim Thaçit me ambasadorët.

“Militanti i VV: “Tash kur po fol Albini, ambasadoret po marrin shënime. President Thaçi”, ka shkruar Selimi.

Simbolikat shpesh janë bërë temë në opinionin publik kosovar, varësisht se kush ka qenë i përfshirë në to.

 

 

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit