-8.8 C
New York
Wednesday, January 22, 2025

Buy now

Kurti: Pjesëmarrja e Radojçiqit në sulmin terrorist paraqet nevojën për plularizëm politik të serbëve në Kosovë

- Advertisement -

Gjatë ditës së sotme Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës.

Mbledhja ka nisur me një minutë heshtje në nderim të reshterit Afrim Bunjaku që tashmë është shpallur hero i Kosovës.

Në fjalën e tij para anëtarëve të kabinetit Qeveritar, Albin Kurti, ka thënë se sulmi terrorist i së dielës në veri ka cenuar sovraniteti shtetëror, integriteti territorial dhe sigurinë kombëtare.

Ai kërkoi nga bashkësia ndërkombëtare që të dënojë Serbinë si dhe vigjilencë më të madhe të kontrollit të kufirit me Serbinë.

Kurti shtoi se dëshmia për pjesëmarrjen e në kryetarit të Listës Serbe, Milan Radojinçiq në këtë sulm terrorist paraqet nevojën për plularizëm politik të serbëve në Kosovë.

Ndërkaq, tha se pas këtij sulmi terrorist është dëshmuar edhe profesionalizmi i policisë dhe institucioneve të sigurisë në Kosovë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit