13.3 C
New York
Tuesday, October 14, 2025

Buy now

Kurti përshëndet fitoren e Kosovës: Fitore e merituar dhe rezultat historik

- Advertisement -

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas fitores historike të përfaqësueses së futbollit të Kosovës ndaj Suedisë, me rezultat 0-1, në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës 2026.

Në një postim në Facebook, Kurti ka vlerësuar paraqitjen e skuadrës, duke e cilësuar si “të jashtëzakonshme” dhe si një fitore që mban gjallë ëndrrën për pjesëmarrje në Botërorin e ardhshëm.

“Kosova e jashtëzakonshme! Lojë e disiplinuar, fitore e merituar dhe tjetër rezultat historik ndaj Suedisë për të forcuar vendin e dytë në grup dhe për të mbajtur të gjallë e të prekshme ëndrrën për kualifikim në Kupën e Botës. Gëzuar fitorja, përgëzime lojtarëve tanë e urime të gjithëve!”, shkroi Kurti.

Kujtojmë se Kosova shënoi fitoren në stadiumin “Nya Ullevi” në Goteborg, duke arritur një ndër sukseset më të rëndësishme në historinë e saj në garat kualifikuese ndërkombëtare.

Të ngjashme

Të fundit