10.7 C
New York
Sunday, March 9, 2025

Buy now

Kurti përpiqet t’ua hedh fajin partive opozitare për certifikimin e Listës Serbe, nuk tregon që këtë e urdhëroi PZAP

- Advertisement -

Kryeministri Albin Kurti sot deshi t’ua hedhte fajin partive opozitare për certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Ai në një konferencë të përbashkët për media me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, denoncoi shtetin e Serbisë për ndërhyrje në zgjedhjet e vendit.

Kurti tha se “Lista Serbe nuk është dashur fare të certifikohet”.

“Këtë e ka kërkuar edhe subjekti politik që unë e udhëheq në KQZ, mirëpo ju e dini që ne i kemi aty vetëm dy anëtarë prej 11”, tha ai, duke ua lënë fajin për këtë PDK-së, LDK-së dhe AAK-së.

“Nuk ka pasur mirëkuptim nga PDK, LDK dhe AAK. Thjesht ato e kanë pamundësuar kuorumin kur do të vendosej për një gjë të tillë. Sot nuk do t’i kishim këto probleme. Pikërisht tash ka qenë koha që ta marrë mësimin Lista Serbe duke mos e lejuar certifikimin e saj. Mirëpo u bë certifikimi sepse e shihni çfarë tri partish opozitare i kemi fatkeqësisht. As për këtë gjë nuk kanë mundur që të mbajnë qëndrim parimor”, tha ai.

Mirëpo Kurti nuk e ka përmendur se përkundër që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e kishte certifikuar këtë subjekt për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e kishte anuluar këtë vendim dhe e kishte urdhëruar KQZ-në që ta certifikojë Listën Serbe. Vendimi i PZAP ishte i detyrueshëm për t’u zbatuar.

Lista Serbe nuk është dashur fare të certifikohet. Këtë e ka kërkuar edhe subjekti politik që unë e udhëheq në KQZ, mirëpo ju e dini që ne i kemi aty vetëm dy anëtarë prej 11.

Ka qenë bindja ime se Lista Serbe nuk ësdhtë dashur fare të certifikohet. Këtë e ka kërkuar edhe subjekti politik që unë e udhëheq në KQZ, mirëpo ju e dini që ne i kemi aty vetëm dy anëtarë prej 11.

Nuk ka pasur mirëkuptim nga PDK, LDK dhe AAK. Thjesht ato e kanë pamundësuar kuorumin kur do të vendosej për një gjë të tillë. Sot nuk do t’i kishim këto probleme. Pikërisht tash ka qenë koha që ta marrë mësimin Lista Serbe duke mos e lejuar certifikimin e saj. Mirëpo u bë certifikimi sepse e shihni çfarë tri partish opozitare i kemi fatkeqësisht. As për këtë gjë nuk kanë mundur që të mbajnë qëndrim parimor.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit