“Ne veç se po zbatojmë një ligj nga periudha para 13 vjetëve dhe më në fund po zbatohet ligji”, ka thënë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në përpjekje e sipër për të arsyetuar pranimin e dokumenteve ilegale serbe.
“Do të bëjmë inkorporimin e të gjitha strukturave të cilat janë në sistemin e shëndetësisë dhe arsimit”, tha Kurti gjatë ceremonisë së përurimit të të segmentit të rrugës Vushtrri-Prishtinë, pasi që u pyet se pse ka pranuar t’i njoh dokumentet e strukturave paralele serbe dhe si do t’i integrojë ato në ligjet e Kosovës, duke e ditur se ato nuk e njohin Kosovën si shtet.
“Ju e dini që strukturat e tjera ilegale të Serbisë, sikurse ato të sigurisë, pastaj të financave, të administrimit nuk ekzistojnë më në Kosovë. Kanë ngelur edhe arsimi dhe shëndetësia. Ato do t’i inkorporojmë, por që ta bëjmë këtë është e domosdoshme që njëherë të kemi listën e të gjithë mësimdhënësve, të gjithë mjekëve, infermierëve të cilët punojnë në këto struktura në sistemin arsimor”, deklaroi Kurti.
Ai theksoi se “ne nuk dëshirojmë që pacientët serbë të ngelen pa trajtim shëndetësor”. “Ne nuk dëshirojmë që nxënësit serbë të ngelen pa mësim, por kjo duhet të bëhet në mënyrë legale. E në mënyrë legale do të thotë përbrenda kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Republikës së Kosovës dhe në këtë aspekt po punojmë duke dhënë edhe një dritare 12 mujore, përkatësisht 3 mujore për qëndrim, pastaj për punë dhe për pajisje për dokumente të Kosovës”.
Kryeministri potencoi se afate të këtilla janë dhënë edhe më herët dhe krejt këtë e quajti zbatim të ligjit.
“Ju e dini që afate të këtilla, të ngjashme kemi dhënë edhe kur ka qenë puna për targat e automjeteve, prandaj gjithçka po shkon siç është më së miri dhe ky nuk është një veprim politik. Ky është zbatim i ligjit. Zbatim gradual në bashkëpunim me Bashkimin Evropian në mënyrë që në Kosovë të kemi legalizim, normalizim, investime për të gjithë qytetarët pa dallim






