7 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Kurti përkujton masakrën në Burim të Malishevës

- Advertisement -

Kryeministri i Vendit, Albin Kurti, në 25 vjetorin e maskarës në Burim të Malishevës ka përkujtuar 42 civilët e vrarë shqiptarë.

Gjatë ditës së sotme, u bënë homazhe, në nderim të kujtimit të tyre.

“Para 25 vitesh, forca të ushtrisë dhe policisë serbe, te “Vrella e Mëhillit” vranë dhe masakruan 42 civilë shqiptarë. Disa nga kufomat u gjetën të karbonizuara në rimorkio të traktorëve,” shkruan Kurti.

Poashtu në këtë ditë kryeministri ka rikujtouar edhe civilët e vrarë në masakrën në Pastasel të Rahovecit, në Makërmal të Drenicës dhe në Gjakovë.

Sipas Kurtit duke përkujtuar të vrarët, përkujtojmë se sa i lartë ishte ҫmimi për lirinë tonë dhe se ku ndodhën rrënjët e shtetit që e gëzojmë.

“Me dhembje e krenari i kujtojmë sot e gjithmonë. Qoftë i përjetshëm kujtimi për ta!”

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit