Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një videoje të publikuar në faqen e Qeverisë në “Facebook”, ka përkujtuar Oliver Ivanoviqin, politikanin serb që u vra pesë vjet më parë.
Por Ivanoviq akuzohej si i përlyer në vrasjen e shqiptarëve.
E kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mesazhin e tij përkujtues, thotë se do të dëshironte që kujtimi për Ivanoviqin të mbetet i gjallë. “Kujtimi i tij si një njeri që punoi për një të ardhme të qëndrueshme dhe për një Kosovë shumë etnike”, ka thënë Kurti.
Ky është mesazhi i Kurtit për 5-vjetorin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit:
“Sot ne përkujtojmë jetën dhe kujtimin e Oliver Ivanoviqit, në ditën e vdekjes së tij. Mendimet dhe ngushëllimet e mia janë me familjen dhe miqtë e tij. Oliver Ivanoviq ishte një person i përkushtuar për të luftuar për interesat e komunitetit dhe qytetit të tij. Ai e bëri këtë duke qenë i hapur, i sinqertë, gjithmonë i mprehtë në çështjet me rëndësi, por edhe i respektueshëm edhe ndaj atyre me të cilët nuk ishte dakord. Do të dëshiroja që kujtimi i tij të mbetet i gjallë, kujtimi i tij si një njeri që punoi për një të ardhme të qëndrueshme dhe për një Kosovë shumë etnike.
Pesë vjet më parë, Oliver Ivanoviq u vra në rrugët e Mitrovicës. Të gjithë ata që kryejnë një krim në Kosovë duhet të dalin para drejtësisë dhe më vjen keq që autorët dhe ata që e kanë porositur këtë krim ende nuk janë nxjerrë para drejtësisë. Nevojitet angazhim i të gjitha institucioneve përkatëse për të gjetur dhe dënuar përgjegjësit për vrasjen e tij.
Vrasja e Oliverit ndikoi gjithë shoqërinë. Ky krim vrau jo vetëm Oliver Ivanoviqin, por edhe pluralizmin politik te serbët. Kosova do të jetë e palëkundur në përkushtimin e saj për të qenë një shoqëri multikulturore dhe shumë etnike ku njerëzit ndihen të sigurt, mund të thonë mendimet e tyre dhe ta trajtojnë njëri-tjetrin me respekt, edhe nëse nuk pajtohen. Në këtë mënyrë të gjithë do ta ruajmë kujtimin e Oliver Ivanoviqit.”
—
English:
Today we commemorate the life and memory of Oliver Ivanovic, on the anniversary of his death. My thoughts and condolences are with his family and friends. Oliver Ivanovic was a person who was dedicated to fighting for the interests of his community and city. He did so by being open, honest, always sharp on matters of importance, but also respectful even to those with whom he disagreed. I hope that his memory lives on, his memory as a man who worked for a sustainable future and for a multi-ethnic Kosova.
Five years ago, Oliver Ivanovic was killed on the streets of Mitrovica. All those who commit a crime in Kosova should be brought to justice, and I regret that the perpetrators and those who ordered this crime have not yet been brought to justice: we need the commitment of all relevant institutions to find and convict those responsible for his murder.
Oliver’s assassination affected the whole society. This crime killed not only Oliver Ivanovic, but also political pluralism among Serbs. Kosova will be steadfast in its commitment to be a multicultural and multi-ethnic society where people feel safe, can speak their minds and treat each other with respect, even if they disagree. In this way, we will all preserve the memory of Oliver Ivanovic.
https://fb.watch/i5AJH5fguv/