22.6 C
New York
Monday, September 29, 2025

Buy now

Kurti përjashton kërkesat e ShBA-së: Nuk është problemi im që ata duan ta ngrejnë Serbinë nga Lindja, s’ka kompromis

- Advertisement -

E relativizoi në tërësi suspendimin e Dialogut Strategjik që erdhi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Albin Kurti i Vetëvendosjes duke folur para një grupi të rinjs, tha se “nuk mund të bëjë kompromise” në veri me struktura të administruara nga Serbia.

Për ShBA-në, tha se “disa diplomatë” mendojnë që veprimet e tij s’po i ndihmojnë ShBA-në që ta tërheqin Serbinë nga Federata Ruse, por se “ky nuk është problemi im”.

“Nuk mund të bëjë kompromise…Kemi disa pengesa në diplomaci; sepse sipas meje ShBA e konsideron shumë të rëndësishme ta ngrejnë Serbinë nga hemisfera lindore, sepse Sebria është e lidhur ngushtë me Moskën. Dhe ne, duke qenë të pa lëkundur me sundimin e ligjit, demokracisë, sovranitetit shtetëror dhe integritet territorial – disa politikanë dhe diplomatë në ShBA vlerësojnë se ne nuk po u ndihmojmë ShBA-ve ta shkëpusin Serbinë nga Federata Ruse, por sinqerisht kjo s’duhet të jetë problemi im. Më falni për sinqeritetin. Ashtu është. Pra unë përfaqësoj interesat e Republikës së Kosovs. Dhe nëse jeni pak më ët butë Beogradin”, tha Kurti.

Të ngjashme

Të fundit