-1.2 C
New York
Saturday, February 8, 2025

Buy now

“Kurti përhap panik”, Mërgim Lushtaku: Kryeministri përmend luftën për t’i mbuluar dështimet

- Advertisement -

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka komentuar deklaratën e Albin Kurtit, se në Kosovë mund të ketë luftë.

Lushtaku thekson se Albin Kurti po përhap panik në popull. Ai shton se Kurti përmend luftën, për të mbuluar krizat e brendshme në Kosovë.

Postimi i Mërgim Lushtakut:

Kryeministri Kurti, përsëri gjatë një interviste të dhënë për gazetën kroate “Vecernji list”, paska përmendur mundësinë që në Kosovë të ketë luftë.

Kryeministri nuk duhet të luaj me ndjenjat e popullit sepse prezenca e SHBA-së dhe partnerëve tjerë të NATO-s në vendin tonë, eliminon çdo mundësi reale për luftë.

Kjo qasje e Kryeministrit na kujton epokën e pushtetarëve të shekullit të kaluar të cilët përhapnin frikë e panik në popull nga armiq të jashtëm me qëllim që të largonin vëmendjen nga krizat e thella ekonomike, varfëria e dështimi qeverisës.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit