Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Albin Kurti ka dalë me një postim pas nisjes së ndërtimit të dy urave në Mitrovicë.
Kurti në një shkrim në rrjetin social Facebook, ka premtuar sërish se punimi i këtyre dy urave përfundon në vjeshtë.
“77 ura janë gjithsej përgjatë lumit Ibër. Prej tyre 35 janë në Kosovë. Në vjeshtë bëhen 37, sepse punimet për ndërtimin e dy urave të reja nisën sot në Mitrovicë.
Njëra urë do të jetë për kalimin e automjeteve dhe këmbësorëve, me gjatësi 51 metra dhe gjerësi 10 metra, nga të cilat 3 janë trotuar (nga 1.5 metra në të dyja anët). Ura tjetër, që do të shërbejë vetëm për kalimin e këmbësorëve, do të ketë gjatësi prej 41 metra dhe gjerësi prej 37 sosh. Këto dy projekte janë rezultat i Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe dy komunave të qytetit të Mitrovicës. Vlera e tyre totale është shumë afër 3 milionë eurove” – ka shkruar ai.