Kryeminstri Albin Kurti është deklaruar për zjarret e fundit që e kanë përshkuar Greqinë.
Kurti ka shkruar që shpreson që të gjithë të prekurit të jenë të sigurtë, përderisa ka shtuar se Qeveria është e gatshme të ndihmojë me aq sa mundet.
“Pamje shkatërruese nga Greqia që tregojnë zjarre të furishme. Shpresojmë për sigurinë e të gjithë të prekurve dhe jemi të pikëlluar nga shkatërrimi dhe vështirësitë që zjarret kanë sjellë në ishuj. Qeveria jonë është e gatshme të ndihmojë në çdo mënyrë që mundemi”, ka shkruar Kurti.