Mbretëria e Bashkuar sot po mbanë zgjedhjet kombëtare.
Për këto zgjedhje ka shkruar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Ai në një postim në X ka thënë këto zgjedhje janë vendimtare për Britaninë e Madhe, mik dhe aleatë i jashtëzakonshëm.
Sondazhet tregojnë se Partia Laburiste e opozitës qëndron më mirë sesa konservatorët e kryeministrit aktual, Rishi Sunak.