Kurti për zgjedhjen e presidentit: “I kemi 30 ditë kohë, jo 3 ditë, më duhen konsultime të brendshme

- Advertisement -

Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës, tha se “i duhen konsultime të brendshme” fillimisht për zgjedhjen e presidentit të Kosovës dhe vetëm pastaj të dërgojë ftesa te liderët e partive opozitare.

Ai tha se janë edhe 30 ditë kohë “e jo 3 ditë”.

“E marrim me serozitetin më të lartë. Kemi kohë deri më 28 prill, kemi 30 ditë, jo 3 ditë. Do të përpiqemi që sa më parë të bëjmë sa më shunë. Dhe mua më nevojiten konsultimet e brendshme, dhe menjëherë dërgoj ftesa me partitë opozitare. Është e rëndësishme të kemi sukses. Në këtë kuptim, çështja është e rëndësisë së lartë,” tha Kurti.

Të ngjashme

Të fundit