9.5 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Kurti për Ukshin Hotin: Sot, ҫerek shekulli më vonë, fati i tij nuk është zbardhur

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se më 16 maj 1999, profesori Ukshin Hoti, pas lirimit nga burgu i Dubravës, u rrëmbye dhe u zhduk. Edhe sot, ҫerek shekulli më vonë, fati i tij nuk është zbardhur. Kosova e shqiptarët në përgjithësi nuk kanë një politikan filozof e teoricien të politikës, sikur ai.

Ai ka thënë se çdo ditë kujtojmë krimet e pamohueshme që Serbia ka kryer në Kosovë.

“Më 16 maj 1999, profesori Ukshin Hoti, pas lirimit nga burgu i Dubravës, u rrëmbye dhe u zhduk. Edhe sot, ҫerek shekulli më vonë, fati i tij nuk është zbardhur. Kosova e shqiptarët në përgjithësi nuk kanë një politikan filozof e teoriticien të politikës sikur ai. Drejtësia për të nuk ka filluar ende.

Në këtë ditë, në përvjetorin e vdekjes, përkujtojmë heroinën Marte Tunaj. Me guxim tregoi të vërtetën për dhunën seksuale, të përdorur nga Serbia si armë lufte në Kosovë. Për këto krime, drejtësia është vonuar.

Ҫdo ditë kujtojmë krimet e pamohueshme që Serbia ka kryer në Kosovë.

25 vite pas, Serbia jo vetëm që nuk pranon këto krime por ende i fsheh ato.

Për paqe dhe siguri në rajonin tonë, ballafaqimi me të kaluarën dhe përballja me drejtësinë janë të domosdoshme.

Republika jonë nuk ndalet në betejën për drejtësi për të gjitha krimet e kryera nga Serbia gjatë luftës në Kosovë.

I përkulemi guximit e sakrificës së popullit tonë, që janë udhërrëfim për ecjen tonë përpara”, ka thënë

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit