8.5 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Kurti për tragjedinë në Turqi: Ngushëllime familjeve të minatorëve trima

- Advertisement -

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, i ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe shtetit turk për 41 minatorët që vdiqën pas një shpërthimi në një minierë në Amasra.

“Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, i shpreh ngushëllimet e mia të përzemërta Republikës së Turqisë dhe familjeve të minatorëve trima që humbën jetën në aksidentin tragjik të djeshëm në Amasra. Mendimet dhe lutjet tona janë me ju”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij në Twitter.

Kujtojmë se tashmë kanë pushuar edhe kërkimet e fundit, pasi gjatë ditës është nxjerrur i pa jetë edhe trupi i 41-të që rezultonte i zhdukur pas shpërthimit në minierën turke.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit